Wednesday, July 1, 2015

Ndodh shpesh që monotonia e qytetit të të zhhysë në një stres të mërzitshëm nga I cili do të largohesh për të gjetur qetësi.Ndodh shpesh që të gjithë të gjejmë tek vetja një dëshirë të pashpjegueshme për tu shkrirë me natyrën.Për të gjetur para syve vetëm hapësirë të blertë dhe cicërima zogjsh.Për t’u freskuar në ujë burimi dhe për të marrë frymë thellë.Për të fikur telefonin,kompjuterin,gjithçka dhe për tu rehatuar në një shtëpizë druri për të pushuar me njerëzit e tu të dashur.Dëshira për të ngrënë diçka të freskët që sapo ka dalë nga zjarri,ashtu si dinin ta bënin vetëm të parët tanë në fshat.
Dhe pas kësaj një shëtitje me kalë nëpër lëndina të virgjëra .Dhe pas shëtitjes të sodisësh poshtë urës peshqit që notojnë në ujin e kristaltë pa u shqetësuar nga askush…Duke lexuar këto rreshta çdokush prej jush mund të mendojë se janë shkëputur nga ndonjë përrallë…Jo është e gjitha realitet…
Të gjitha këto mund ti gjeni në sofrën tonë tek “Farma Sotira”
Gjithçka është konceptuar për tiu dhënë një kënaqësi dhe relaks,që vetëm natyra mund të ta ofrojë.Farma jonë ju hap dyert për tiu mirëpritur me shërbimin më cilësor,akomodimin në shtëpizat e drurit me të gjitha kushtet e nevojshme bashkëkohore,dhe ushqimi bio I rritur në Farmë dhe I përgatitur në praninë tuaj.
Çdo gjë e përgatitur me dru zjarri,në saç dhe zgarrë.Do të provoni gjithashtu byrekët e shijshëm tradicionalë që kanë lënë të impresionuar çdo turist që ka shkelur këtu.Do të shijoni verën dhe rakinë e përgatitur në mënyrë tradicionale.Do të shijoni peshkun e freskët I cili do të kapet dhe përgatitet në praninë tuaj.
Por mbi të gjitha do të shijoni një pamje të mrekullueshme që të ofron lugina që ndahet mes përmes nga rrjedha e burimit akull të ftohtë.Është e gjitha një realitet që mund ta gjeni vetëm tek “Farma Sotira” me çmim të pabesueshëm,nga I cili do të ngeleni të kënaqur,dhe do të kemi kënaqësinë tiu mirëpresim përsëri dhe përsëri çdo sezon pushimesh.
Ju ftojmë të shijoni këtë mrekulli të natyrës të përshtatur për pushime të qeta ne mal.
Mirësevini në sofrën tonë të “Farma Sotira”